Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Poloni

Prishtinë | 08 Tet 2021 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarën e Shqipërisë e presin dy sfida të rëndësishme në kualifikimet e Kupës së Botës 2022.

“Shqiponjat” do të luajnë ndaj Hungarisë në ‘Puskas Arena’ të shtunën nga ora 20:45, kurse tre ditë më pas rikthehen për të luajtur në ‘Air Albania’ në Tiranë ndaj Polonisë.

Për këtë ndeshje pritet të jetë një atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Air Albania”, pasi është raportuar se janë shitur të gjitha biletat që ishin në treg.

Kjo për faktin se Shqiperia ka gjasa të mira që në rast të rezultateve pozitive në këto dy ballafaqime , mund ta kërkoj biletën për botërorin e Katarit.

Të ngjashme