Shitet klubi i njohur i Serie A

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Massimo Ferrero thuhet se ka shitur Sampdorian në një konsorcium të udhëhequr nga Gianluca Vialli për 140 milionë euro.

Sipas Il Secolo XIX, Ferrero bëri njoftimin për presidentët e tjerë në Serie A gjatë një takimi në zyrat e Ligës të shtunën.

“Unë e shita Sampdoria për 140 milionë euro”, citohet të ketë thënë ai, përcjell lajmi.net.

Producenti i filmave ishte raportuar se kishte negociuar një shitje ndaj Viallit dhe grupit të tij të investitorëve, i cili përfshin Jamie Dinan dhe Alex Knaster.

Gazzetta dello Sport që nga atëherë e ka vërtetuar historinë e gazetës, duke pretenduar se një marrëveshje është e gatshme të përfundojë.

Sampdoria këtë merkato ka transferuar vetëm Jeison Murillon dy javë më parë.

Të ngjashme