Shkarkimi i Mourinhos, mund t’i kushtojë 35 milionë euro Tottenhamit

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Shkarkimi i trajnerit, Jose Mourinho, mund t’i kushtojë një shumë të konsiderueshme parash ekipit të Tottenhamit.

Mediat angleze kanë raportuar të dielën se drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me rezultatet e arritura nga trajneri portugez.

Por në rast të shkarkimit londinezët do të detyrohen që për tri vite t’i paguajë nga 15 milionë euro pagë vjetore Mourinhos.

58-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2023.

Të ngjashme