Shkarkimi i Pochettinos ka pasur kosto të madhe financiare për Tottenahamin

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Shkarkimi i Mauricio Pochettinos nga detyra thuhet se i ka kushtuar shtrenjtë Tottenham Hotspur.

Klubi londinez shkarkoi argjentinasin nga roli i trajnerit gjatë ditës së martë.

Nuk vonoi shumë dhe sot (e mërkurë) Spurs emëruan Jose Mourinhon si trajner i ri.

Megjithatë, shkarkimi i Pochettinos nuk ka qenë i lehtë për Spurs pasi ka pasur kosto të madhe financiare.

Sipas mediumit britanik The Mirror, Pochettino dhe stafi i tij stërvitës kanë marrë një pagesë totale prej rreth 20 milionë funte apo 23.5 milionë euro nga Tottenhami.

Të gjithëve iu dhanë kontrata të reja pesë-vjeçare në maj të vitit 2018, dhe raportohet se Pochettino refuzoi të hiqte dorë pa pagesë, pas më shumë se pesë vjet në krye.

Një kosto të njëjtë sikurse kjo e Pochettinos, i kishte kushtuar edhe Manchester Unitedit, kur vendosi shkarkimin e Mourinhos në fillim të këtij viti. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme