Shkarkohet sekretari i KF Istogut

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Istogu është eliminuar nga Kupa e Kosovës në futboll pa e luajtur fare ndeshjen e kthimit gjysmëfinale ndaj Dukagjinit të Klinës.

Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes së gjysmëfinales së parë të Kupës së Kosovës, KF Istogu – KF Dukagjini, konstatoi se KF Dukagjini ka ushtruar ankesë në pa rregullsinë e paraqitjes së lojtarit Erion Ceta është aktivizuar me dy kartonë të verdhë për KF Istogu.

Për këtë arsye, Istogu eliminohet nga Kupa.

Dukagjini këtë ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog e fitoi me rezultat 2:1.

Këtij lëshimi ia ka parë sherrin edhe sekretari Fatmir Hakaj.

Komunikata e klubit:

Me anë të kësaj komunikate, FC ‘Istogu’ , ju njofton se nga sot sekretari i deritanishëm, z.Fatmir Hakaj, nuk do të jetë më pjesë e klubit tonë.

Klubi ka vendosur që ta shkarkojë nga pozita e sekretarit z.Fatmir Hakaj, i cili ishte pjesë e klubit që nga viti 2009.

Ky shkarkim i sekretarit vije pas lëshimit të madh që e ka bërë në mesjavë në ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës, Istogu – Dukagjini, ku si pasojë e gabimit të tij tashmë ne jemi diskualifikuar nga Kupa e Kosovës. Një gabim i tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në klubin tonë dhe nuk është dashur të ndodhte. Pasi dihet që puna primare e sekretarit të klubit është mbajtja e evidencës së ç’do protokoli të ndeshjeve.

Përgjegjësinë për këtë lëshim e mbanë vetëm sekretari i klubit, dhe nuk mund të akuzohet asnjë njeri tjetër në klub!

Falënderojmë sekretarin z.Fatmir Hakaj për kontributin e dhënë në këto 12 vitet e fundit.

Ne si klub jemi ende të shokuar për këtë që ka ndodhur!

Ne si klub ç’do ditë jemi duke punuar shumë që ta ngrisim profesionalizmin në ç’do aspekt dhe të ngritemi sa më lartë si klub.

Presidenti i klubit z.Faton Bytyqi me sinqeritetin më të madh i kërkon falje së pari futbollistëve dhe stafit të trajnerëve, më pas qytetarëve të Istogut dhe tifozëve istogas, për gjithë këtë që ka ndodhur.

Të gjithë jemi mjaft të zhgënyjer më këtë ndodhi!

FC Istogu

Istog, 9 Prill 2021

Të ngjashme