Shkëlqimi i Messit po kalon rivalitetet e klubeve

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi ka shënuar një tjetër “hat-trick” të dielën, kësaj radhe si mysafir ndaj Real Betisit.

Derisa ai është mësuar të marrë lëvdata të shumta veçanërisht nga tifozët e Barcelonës, ai të dielën mbrëma mori ovacione nga tifozëria e Real Betisit për arritjen e tij.

Ai ka bërë shumë në karrierë, por edhe Messi ishte i pari që e pranoi se kurrë nuk kishte përjetuar një gjë të ngjashme.

“Nuk mund të mbaj në mend një gjë të tillë që më ka ndodhur më herët. U jam shumë falënderues tifozëve për reagimin e atyre. U jam shumë falënderues atyre dhe po ashtu jam shumë i lumtur me fitoren, që ishte shumë e rëndësishme. Ne po luanim ndaj një skuadre që luan shumë mirë me top, por trajneri lexoi ndeshjen në mënyrë perfekte nga aspekti taktik”, ka thënë Messi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme