Shkëmbi pas triumfit ndaj Arbërisë: Më pëlqeu fitorja dhe loja

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi është ndarë i kënaqur me fitoren e thellë të ekipit të tij në udhëtim te Arbëria.

Ballkani ka fituar me rezultat të thellë 6-2 në udhëtim te Arbëria në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Superligën e Kosovës.

Kjo fitore e thellë i ka pëlqyer trajnerit të therandasve, i cili ka përgëzuar lojën e ekipit të tij, ndërsa thotë se llogaritë do t’i bëjnë në fund.

“Nuk është asnjë mesazh për Dritën kjo fitore sot”, ka thënë fillimisht Shkëmbi pas ndeshjes.

“Kjo është një fitore e cila më pëlqeu. Më pëlqeu se si luajtëm. Pjesa e sulmit ia doli të shënojë”.

“Pavarësisht rezultatit patëm disa probleme që duhet t’i përmirësojmë”.

“Kam ardhur të punojmë me futbollistët dhe të arrijmë rezultate që synojmë. Në fund do t’i bëjmë llogaritë”, përfundoi trajneri i Ballkanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme