Shkëmbimi Griezmann-Saul duket i pashmangshëm, zbulohen detajet

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Lajmi se një marrëveshje shkëmbimi që përfshin sulmuesin e Barcelonës, Antoine Griezmann dhe mesfushorin e Atletico Madridit, Saul Niguez, është i pashmangshëm, ka filluar të marrë konfirmime dhe kjo lehtë mund të ndodh.

Shkëmbimi i dy lojtarëve të mëdhenj midis dy klubeve të mëdha të La Ligas është një lajm i madh dhe pritet të gjenerojë shumë mendime të ndryshme.

Marrëveshja e shkëmbimit mes dy klubeve thuhet që ka të mirat dhe të këqijat si për Barcelonën, ashtu edhe për Atleticon.

Sipas gazetës katalunase Sport, Barcelona kërkon 15 milionë euro plus përveç Saulit për Griezmann, të cilin ata janë të etur ta largojnë nga fatura e pagave.

Saul i bëri të qarta synimet e tij në fillim të verës se ai dëshironte një sfidë të re larg Atleticos.

Kështu, sipas mediumit katalunas, të dy klubet janë afër një kompromisi pasi janë të bindur dhe mendojnë se u përshtatet atyre. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme