Shkëndija deri më tani ka fituar afër një milion euro

Prishtinë | 05 Gus 2017 | 09:29 | Nga

Shkëndija falë fitores me skuadrën lituaneze të Trakai në konton e saj ka shtuar edhe 245 mijë euro.

Deri më tani pas gjashtë ndeshjeve klubi shqiptar ka fituar plotë 920 mijë euro.

Rikujtojmë se deri para ndeshjes së fundit Shkëndija kishte të sigurta 675 mijë euro të përfituara pas dy ndeshjeve të para, kur arriti që të eliminojë moldavët e Dacias dhe Helsinkin nga Finlanda.

Shkëndija vetëm për pjesëmarrje në kuadër të eliminatoreve të Liga Evropa, kishte përfituar 215 mijë, ndërsa me kualifikimin në raundin e dytë pasi eliminuan moldavët e Daçias, “kuqezinjtë” nga Tetova morën edhe 225 mijë euro të tjera, për t’ua shtuar atyre edhe 235 mijë euro të tjera me eliminimin e Helsinkit.

Në rast se skuadra tetovare arrin të luajë në fazën në grupe të Liga Evropa, vetë kualifikimi në këtë fazë do i sjellë skuadrës së Shkëndijës një shumë prej 2.6 milion euro.

Kjo mbetet e vështirë pasi Shkëndija do të përballet me Milanin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme