Shkëndija dhe Renova në rrethin e dytë të Europa Ligë, eliminohet Shkupi

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 20:08 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës është kualifikuar duke eliminuar skuadrën e Sumqayit nga  Azerbejxhani me rezultat 0-1, kurse Renova e ka mundur skuadrën e Alashkert FC nga Armenia.

Dy skuadrat shqiptare nga Maqedonia luajtën jashtë. Të pafat ishin vetëm Shkupi, të cilët u eliminuar nga Neftchi, skuadër nga Azerbajxhani.  

Sumqayit fc – Shkëndija FC 0-2

Shkëndija e Tetovës ka fituar me rezultat të ngushtë në Azerbejxhan kundër skuadrës Sumqayit. Tetovarët e kaluan këtë rang pa u lodhur shumë duke e mposhtur azerbejxhanësit me anë të një penalltie.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0 ku skuadra tetovare ishte më e mirë por nuk arritën që të shënojnë gol.

Në pjesën e dytë Shkëndija prapë sulmoi por erdhi të goli vetëm në minutën e 56 nga penalltia ku u tregua i saktë Besart Ibrahimi.

Shkëndija do ta dyfishonte epërsinë në minutën e 89-të me anë të Ljupche Doriev, për ta vulosur kështu fatin e këtij takimi.

Alashkert FC – Renova 0-1

Me rezultat identik në rrethin e dytë të Europa Ligës ka kaluar edhe skuadra e Renovës që ka eliminuar Alashkertin e Armenisë.  

Renova nuk ishte më e mirë në pjesën e parë se armenasit por në pjesën e dytë u këndell dhe arritën që të kalojnë në epërsi me anë te Nenad Miskovski në minutën e 58-të.

FC Neftchi – FC Shkupi 2-1

Rezultatin pozitivë të skuadrave shqiptare që vinë nga kampionati i Maqedonisë Veriore nuk e pati vetëm Shkupi, të cilët u eliminuan nga FC Neftchi.

Edhe pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Neftchi shënoi në pjesën e dytë me anë te Sabir Bougrine në minutën e 66. Gjërat u vështirësuan për shkupjanët pasi që në minutën e 70-të Goudiaby Oumar mori kartonin e dytë të verdhë dhe mandej të kuqin duke u larguar nga ndeshja.

Neftchi do të shënonte edhe një gol në minutën e 88-të me Anton Krivotsyuk .

Krejt çka bëri Shkupi në këtë ndeshje ishte një gol në minutat shtesë të takimit ku do të shënonte Dembo Darboe për rezultat 2-1

Të ngjashme