Shkëndija fton të gjithë shqiptarët në stadium

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 15:06 | Nga

Drejtuesit e Shkëndijës nga Tetova i ka përgjysmuar çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Gentit, me qëllim që ta mbush stadiumin përplot me shqiptarë

Shkëndija kërkon mbështetjen e tifozëve, përpara ndeshjes së kthimit në fazën play off të Europa League, ku të enjten pret në Shkup, belgët e Gentit.

Pas ecurisë fantastike në arenën ndërkombëtare, skuadra tetovave gjendet përpara takimit me historinë. 90 minuta ku kuqezinjtë kanë shansin më të madh për të siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të Europa League.

Dhe për këtë arsye, Shkëndija kërkon mbështetjen e të gjithë shqiptarëve. Jo vetëm të atyre që jetojnë në Maqedoni, por në të gjitha trojet.

Për të bërë të mundur që tifozët në tribuna këtë herë të jetë edhe më të shumtë në numër, drejtuesit e klubit tetovar vendosën ta stimulojnë publikun, duke përgjysmuar çmimet e biletave.

Ndryshe nga sfidat e mëparshme, ku çmimi për një biletë kushtonte 200 denarë, ose 3,2 euro, tashmë një vend në stadium do të kushtojë vetëm 100 denarë.

Shkëndija ka shanse reale për t’u kualifikuar, pas humbjes minimale 2-1 në fushën e Gent. Ashtu siç ndodh gjithmonë me tifozët tetovarë dhe tifo-grupin Ballistët, atmosfera do të jetë elektrizuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme