Shkodran Mustafi afër kalimit te Galatasary

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Shkodran Mustafi pritet të largohet nga Arsenali qysh në këtë muaj.

Mbrojtësi shqiptar nuk është në planet e Mikel Artetas dhe po largohet nga The Gunners në këtë afat.

Mediat në Angli e Turqi raportojnë se Mustafi është shumë afër kalimit të Galatasaray, derisa kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla që të mbyllet transferimi.

27-vjeçari që ishte transferuar te skuadra londineze nga Valencia, kishte treguar formë të lartë në sezonet e para.

Por, forma e tij ka pësuar rënie dhe tani dëshiron ta vazhdojë karrierën në Turqi

Interesim për të kanë shprehur edhe disa skuadra nga Liga Premier dhe nga Serie A, mirëpo thuhet se oferta e Galatës e ka bindur mbrojtësin.

Kujtojmë se Mustafi kishte kaluar te Arsenali për 40 milionë euro nga skuadra spanjolle në vitin 2016. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme