Shkon në 10 numri i sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në LO Tokio 2020

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Ka shkuar në 10 numri isportistëve që do ta përfaqësojnë ekipin olimpik të Kosovës në Lojërat OlimpikeTokio 2020.

Komiteti Olimpik i Kosovëska pranuar sot ftesën e Komisionit Tre-Palësh për shenjëtarin, Drilon Ibrahimi,i cili do të përfaqësojë sportin e shenjëtarisë sportive në Tokio 2020.

“Komisioni Tre Palësh (Komiteti OlimpikNdërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare, Asociacioni iFederatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore) në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtaretë Shenjëtarisë, se sportistit Drilon Ibrahimi i është ofruar një vend me ftesë”,thuhet në konfirmimin e këtij komisioni dërguar KOK-ut. Ibrahimi, bursist olimpik i KOK-ut,ishte përfshirë në listën prej gjashtë sportistëve të propozuar nga KOK-u përKomisionin Tre Palësh. Shenjëtari nga Vitia kishte fituarMQS-në, që në sportin e shenjëtarisë njihet si “pikët minimale kualifikuese përLojërat Olimpike”.

Deri më tani, KOK-u ka gjashtë normaolimpike, pesë nga sporti i xhudos dhe një nga mundja, ndërsa tri ftesa tëuniverzalitetit janë caktuar për notin (2) dhe atletikën.

Shpresa për të fituar normën olimpikekanë edhe sportet e karatesë dhe boksit.

Lojërat e shtyera Olimpike Tokio 2020, mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë.

Të ngjashme