Shkon në vazhdime finalja e Lojërave Olimpike mes Brazilit dhe Spanjës

Prishtinë | 07 Gus 2021 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Ka shkuar në vazhdime finalja e Lojërave Olimpike mes Brazilit dhe Spanjës, pasi koha e rregull përfundoi 1-1.

Takimin më mirë e filluan spanjollët që rrezikuan me anë të anë të Mikel Oyarzabal që pasoi te Dani Olmos në minutën e 16-të, por goditja e tij të fundit doli e pasaktë.

Në minutën e 35-të, Matheus Cunha i Brazilit lëshoi një goditje të fuqishme, mirëpo që u bllokua nga mbrojtja kundërshtare.

Një minutë më vonë, Unai Simon bëri nj ndërhyrje të ashpër ndaj Cunhas, por që gjyqtari bëri me shenjë se loja duhet të vazhdojë.

Por, një rishikim në VAR, u bë e ditur se ishte penallti dhe përgjegjësinë e mori Richalison.

Anëtari i Evertonit në minutën e 38-të ishte përballë portierit Simon, por goditja e tij nga pika e bardhë shkoi mbi portë.

Por, derisa ishin sekondat e fundit të pjesës së parë, Cunha e kaloi Brazilin në epërsi, pasi shënoi në minutën e 45+3′.

Në pjesën e dytë, spanjollët ishin më kërkues dhe ia arritën t’i barazonin shifrat.

Ishte minuta e 61-të, kur Mikel Oyarzabal u shërbye nga Cristain Soler, për të shënuar për 1-1.

Në minutat e fundit të mbetur të kohës së rregullt, të dyja ekipet nuk arritën të gjenin portën, edhe pse rastet nuk munguan.

Kështu, ndeshja shkoi në vazhdime dhe do të luhen dy herë nga 15 minuta, derisa dy kombëtaret do të tentojnë t’i shmangin penalltitë. /Telegrafi

Të ngjashme