Shkruhet historia në Lojërat Olimpike: Notarja australiane fiton shtatë medalje në “Tokio 2020”

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Emma McKeon ka hyrë në historinë e Lojërave Olimpike që po mbahen në Tokio të Japonisë.

Notarja australiane ka arritur të fitojë plot 7 medalje në Tokio 2020, duke u bërë sportistja e dytë në histori që arrin një sukses të tillë.

Ajo garoi në 7 disiplina të ndryshme në garat e notit, duke fituar 4 medalje ari dhe 3 bronzi në një Olimpiadë të vetme.

Të ngjashme