Shoku i skuadrës flet për Neymarin: Ai është i bezdisshëm për kundërshtarët

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 16:25 | Nga

Neymari  dhe mënyra e lojës së tij është gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi ka qënë shoku i tij i skuadrës te PSG-ja, Thomas Meunier i cili ka folur për lojën e Neymarit, duke thënë se braziliani është shumë i bezdisshëm për kundërshtarët.

“Ai është një lojtar shkatërron nervat e kundërshtarëve. Ai mund të ndalojë befasisht me topin dhe këtë gjë ka raste që e bën shumë shpesh.” ka deklaruar Meunier.

Megjtihatë Meunier beson se stili i lojës së Neymarit është në favor të PSG-së.

“Është e bezdisshme, mund ta kuptoj. Gjithashtu është një avantazh për ne. Dy apo tre lojtarë kanë marrë karton të verdhë prej tij. Më pas ata duhet të kontrollojnë veten dhe ky është një avantazh për Ney.

“Ai gjithashtu di të jetë tinëzar. Është një avantazh për ne dhe ai e bën shumë mirë.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme