Shoqata e futbollistëve u kërkon këtyre të fundit t’i ulin pagat deri në 50 për qind

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Në ambientet e FFK-së, Kryetari Agim Ademi priti tre anëtarë të bordit të ShMDFK, Kryetarin Visar Zogiani, Liridon Kukaj dhe Kushtrim Mushica.

Ata diskutuan për shqetësimet e ngritura së fundmi nga lojtarët e ligave të futbollit të Kosovës, pranë ShMDFK-së lidhur me përfitimin financiar në kuadër të “Pakos për ndihmë emergjente” të krijuar nga FFK.

ShMDFK ka përgëzuar edhe nga afër iniciativën në fjalë të ndërmarrë nga FFK.

Shoqata në fjalë ka kërkuar nga kapitenët e skuadrave kosovare që me mirëkuptim t’i ulin pagat deri në 50 për qind.

Kjo bëhet e ditur se do të ndodhë deri në kalimin e situatë së krijuar me pandeminë COVID-19, e njohur si coronavirus.

Komunikata e plotë:

Sot, dt.13 prill 2020, në ambientet e FFK-së, Kryetari Agim Ademi priti tre anëtarë të bordit të ShMDFK, Kryetarin Visar Zogiani, Liridon Kukaj dhe Kushtrim Mushica. Ata diskutuan për shqetësimet e ngritura së fundmi nga lojtarët e ligave të futbollit të Kosovës, pranë ShMDFK-së lidhur me përfitimin financiar në kuadër të “Pakos për ndihmë emergjente” të krijuar nga FFK.

ShMDFK ka përgëzuar edhe nga afër iniciativën në fjalë të ndërmarrë nga FFK, dhe është siguruar nga krerët e federatës se kjo pako është e destinuar vetëm për lehtësimin e mirëqenies së atyre që përmbushin kushtet e parapara. Kjo asistencë financiare parashihet që sado pak të zbus situatën e rënduar financiare për klubet dhe lojtarët e ligave të futbollit në mbarë Kosovën. E rëndësishme të qartësohet se kjo ndihmesë financiare nuk ka të bëj fare me rrogat mujore që klubet iu detyrohen lojtarëve.

Për interes të lojtarëve të të dyja gjinive, kjo pako vlen për ata që janë të licensuar si në listat zyrtare pranë FFK-së. Kriteret për aplikim të përfitimit nga ky instrument i sapo krijuar financiar – emergjent, janë të qarta dhe duhet përmbushur në përpikmëri. Prandaj, përmes kësaj shkrese, ne iu bëjmë thirrje lojtarëve të cilët nuk kanë xhirollogari bankare, ta hapin një të tillë dhe mundësisht që ditën e nesërme. *Sugjerim: Të shfrytëzohen lehtësirat procedurale nga banka TEB, bankë në të cilën lojtari e ka të mundshme parashtrimin e kërkesës dhe hapjen e xhirollogarisë vetëm me letërnjoftim personal, dhe fakturë komunale e cila dëshmon adresën e banimit. Ekziston mundësia që me autorizim paraprak të lojtarit përfitues, shuma e përfitimit t’i kalohet një bashkëlojtari që disponon me xhirollogari bankare.

Të nderuar,Kumtesa në vijim është posaqërisht për vëmendjen e anëtarëve futbollistë të Shoqatës për Mbrojtjen e të…

Gepostet von Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës am Montag, 13. April 2020

Të ngjashme