Shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është organizuar hedhja e shortit për Kupën e Kosovës.

Shorti për rrethin e dytë të Kupës ka vënë përballje mjaft interesante.

Njëra ndër ato do të jetë ajo mes Ballkanit dhe Trepçës ’89, e cila do të zhvillohet në Suharekë, shkruan lajmi.net.

Njëherish kjo do të jetë përballja e vetme në këtë raund mes dy skuadrave të Superligës.

Ndeshje do të luhen gjatë këtij vikendi, më 7 dhe 8 dhjetor.

Çiftet e plota:

Feronikeli – A&N

Drenica – Dardana

Vitia – Dukagjini

Trepça – Vushtrria

Gjilani – 2 Korriku

Arberia – Prishtina

Ballkani – Trepça ’89

Liria – Ferizaj.

Të ngjashme