Shorti i Kupës së Mbretit: Barcelona do të përballet me befasinë e madhe Cornellan, Reali mysafir i Alcoyano

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Është hedhur shorti për raundin e tretë të Kupës së Mbretit, ku nuk kanë munguar çiftet interesante.

Barcelona do të jetë përballë Cornellas si mysafir, skuadër që eliminoi Atletico Madridin nga kupa javë më parë.

Në anën tjetër Real Madridi do të luajë ndaj Alcoyanos.

Datat e sakta dhe orët ku fillojnë ndeshjet do të konfirmohen në 24/48 orët e ardhshme nga FA Spanjolle pas konsultimit me klubet dhe pronarët e të drejtave televizive.

Ndeshjet e raundit të tretë do të zhvillohen më 16 e 17 janar, ndërsa katër skuadrat e Super Kupës do t’i luajnë ndeshjet e tyre më 20-21 janar.

Çiftet e raundit të tretë të Kupës së Mbretit 2020/21:

Cornellà-Barcelona

Ibiza-Athletic

Alcoyano-Real Madrid

Cordoba-Real Sociedad

Peña Deportiva-Valladolid

Navalcarnero-Eibar

Malaga-Granada

Almería-Alavés

Leganés-Sevilla

Alcorcón-Valencia

Girona-Cádiz

Sporting de Gijón-Betis

Espanyol-Osasuna

Fuenlabrada-Levante

Rayo Vallecano-Elche

Tenerife-Villarreal

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme