Shorti i Ligës së Kombeve: “Dardanët” në grup me dy vende që s’e njohin shtetin e Kosovës

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Kosova ka mësuar kundërshtaret e saj në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Sot nga ora 18:00, në Amsterdam është bërë tërheqja e shortit për fazën e grupeve për sezonin e dytë të Ligës së Kombeve.

Në sezonin e parë, Kosova ishte pjesë e Ligës D, dhe në grup kishte Azerbajxhanin, Maltën dhe San Marinon. Me 14 pikë të fituara në gjashtë ndeshje, Kosova ka siguruar promovimin në Ligën C për sezonin e ri.

E në sezonin e dytë në Ligën C në grupin 3, Kosova do të jetë në grup me: Slloveninë, Moldavinë dhe Greqinë.

Vlen të theksohet se përveç Sllovenisë, Moldavia dhe Greqia nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Të ngjashme