Shpallen fituesit e turneut të shenjëtarisë “Shaip Zeneli”

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 14:19 | Nga

Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës mbajti sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, turneun e shenjëtarisë – kupa “Shaip Zeneli”.

Pjesëmarrës në këtë turne ishin 22 ekipe, të cilat garuan me pushkë standarde, pushkë serike dhe pistoletë standarde.

Më të dalluarit e këtij turneu u shpërblyen me mirënjohje.

Në kategorinë – pushkë standarde; për femra vendin e parë e zuri Urata Rama; për meshkuj – Drilon Ibrahimi; kurse vendin e parë e mori klubi i shenjtërisë “Polici”.

Me pushkë serike – Vendi i parë për femra: Bleona Rama; për meshkuj: Ndriçim Raçi, vendi parë për junior; Egzon Bujupi për seniorë.

Në kategorinë me pistoletë standarde – vendin e parë e zuri Nexhat Sahiti.

Më mirënjohje u nderuan të gjitha klubet pjesëmarrëse, si dhe familja Zeneli.

Kryetari i Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, Gëzim Hazdrolli, falënderoi familjen Zeneli, e cila nderoi këtë turne, i cili sivjet mbahet për të 17-in vit me radhë.

Ky turne sportiv mbahet për nder të veteranit të luftës të UÇK-së dhe veteranit të sportit të shenjëtarisë në Kosovë, Shaip Zeneli. Ai ka qenë për shumë vite anëtar i klubit të shenjëtarisë “Zenel Hajdini” në Prishtinë; trajner e përzgjedhës i reprezentacionit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme