Shpallet futbollisti i sezonit në Bundesligë, nuk është Lewandowski

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Fitoi Bundesligën me Bayern Munichun dhe theu rekordin e madh të Gerd Muller me 41 gola të shënuar për një sezon.

Por të gjitha këto nuk mjaftuan që Robert Lewandowski të shpallet futbollisti i sezonit në Bundesligë nga tifozët, shkruan Gazeta Express.

Për këtë çmim, ata votuan talentin e Dortmundit, Erling Haalaand që pati gjithashtu sezon të jashtëzakonshëm.

Në 28 ndeshje të luajtura këtë edicion në Bundesligë, Haaland shënoi 27 gola dhe dhuroi tetë asiste.

Në të gjitha garat këtë edicion, bisha norvegjeze zhvilloi 41 ndeshje duke shënuar 41 gola dhe duke dhuruar 12 asiste në proces.

Të ngjashme