Shpati Zekaj e nis mbarë, fiton raundin e parë në European Open

Prishtinë | 02 Maj 2021 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Shpati Zekaj ka arritur ta kalojë me sukses raundin e parë të European Open të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudisti kosovar, i cili garon në kategorinë deri 100 kilogramë e mundi me IPPON xhudistin çek, Matej Silvestr, pasi ky i fundit mori tri ndëshkime.

Në raundin e dytë, Zekaj do të përballet me xhudistin zviceran, Daniel Elch, i cili e kaloi raundin e parë pa luftë.

Përveç Shpati Zekaj, sot garon edhe Arbër Kullashi në kategorinë deri 81 kilogramë.

Dje, garuan katër xhudiste, teksa Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë.

Të ngjashme