Shpërblehet Mohamed Salah

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 09:18 | Nga

“Lojtari më i mirë i Liverpoolit për muajin Mars”, ky është çmimi i gjashtë që rrëmben njeriu që ka shënuar 39 gola deri më tani me “Të Kuqtë”.

Mohamed Salah është emëruar “Lojtari i muajit Mars”, çmimi i gjashtë që rrëmben egjiptiani.

Ai gjatë këtij muaji shënoi gjashtë herë në pesë ndeshje, duke përfshirë këtu edhe 4 golat kundër Watfordit.

Që kur erdhi nga Roma gjatë verës, vetëm Dejan Lovren [tetor] dhe sulmuesi Roberto Firmino [Janar] kanë rrëmbyer këtë çmim para egjiptianit, që ka triumfuar në gusht, shtator, nëntor, dhjetor, shkurt e tani edhe mars.

“Faleminderit. Jam shumë i lumtur që fitova sërish, por siç kam thënë edhe më parë – më e rëndësishme është t’i fitojmë ndeshjet dhe të rrëmbejmë pikë. Gjithmonë tentoj të shënoj dhe të ndihmoj ekipin për të grumbulluar sa më shumë pikë”, tha Salah për sajtin e klubit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme