“Shpërthen” Benjamin Kololli: Realizon het-trik

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Benjamin Kololli ka shpërthyer në fitoren e Zurichut 4-3 ndaj skuadrës gjermane Hallescher.

Të dyja klubet e zhvilluan një miqësore derisa të fillojnë ligat e tyre, ndërsa anëtari i Përfaqësueses së Kosovës ka realizuar het-trik.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Kololli shënoi golin e parë për Zurichun, derisa Jonas Nietfeld (15’) i barazoi shifrat.

Mirëpo, lojtari shqiptar ishte ai që përsëri e riktheu epërsinë në minutën e 19-të, duke shënuar një gol të bukur dhe me kaq përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi më mirë për vendasit, që i barazuan shifrat përsëri me golin e shënuar nga Pascal Sohm (48’).

Mimoun Mahi (58’) e riktheu epërsinë për Zurichun, mirëpo Sohm (64’) sërish i barazoi shifrat në 3-3.

Benjamin Kololli nuk lejoi më befasi dhe e shënoi golin e fitores për skuadrën zvicerane në minutën e 74-të, duke e kompletuar kështu edhe het-trikun e tij.

Embedded video
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme