“Shpërthen” Florentino Perez

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 08:31 | Nga
Asambleja e ortakëve të Real Madridit ka qenë një rast i mirë për Florentino Perez që të rregullonte llogaritë, në kuptimin e vërtetë të fjalës, por edhe në atë figurativ.

Huazimi i miratuar për restaurimin e “Santigao Bernabu” ka qenë një fitore ekonomike, por edhe politike për “El Presi”.

Perez ka përfituar nga rasti për të folur për gjithçka. Me përjashtim të elozheve për Ronaldo-n dhe Zidane, që duken më shumë një tentativë e qëllimshme për të shëruar disa plagë që janë akoma të hapur në zemrat e madrilenëve, kanë ardhur edhe disa sulme kundër kritikëve të tij.

Kritikë që nuk kanë munguar kurrë, por që, në disa raste, siç ka shkruar “Marca”, edhe kanë ekzagjeruar. “Kur vendos kapelen e presidentit, e bëj në çdo aspekt. Dhe të dhunshmëve u kërkoj të bashkohen me ne, por duhet të heqin dorë nga dhuna. Deri më sot nuk e kam thënë asnjëherë, por nuk e di sa herë ma kanë dëmtuar shtëpinë. E kanë bërë një gjë të tillë edhe me varrin e gruas sime”, ka thënë Perez.

Gjeste të pafalshme në vendin e prehjes së Maria Angeles Sandoval, bashkëshortja e adhuruar e Florentinos, e cila është ndarë nga jeta në 2012-ën. Me sa duket, ata që fajësojnë Perez nuk janë ndalur as para një humbjeje kaq shkatërruese. Megjithatë, Perez nuk është frikësuar dhe nëse sot Real ka pesë Champions League më shumë nga sa ishin në 2000-in, viti i zgjedhjes së tij të parë si president i klubit, kjo ka ardhur falë politikave të tij.

Dhe e ka kujtuar këtë fakt me krenari dhe fjalë shumë të qarta. “Jam kthyer në 2009-ën për të bërë të mundur që ju të jeni sot delegatë të Real Madrid dhe jo të një klub të marrë fund ose të Atletico-s… Jam kthyer për të rigjeneruar këtë asamble. Pavarësisht se kemi patur shumë vështirësi, jam me të vërtetë i kënaqur për atë që kemi arritur të bëjmë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme