Gol në ndeshjen Prishtina-Llapi, në minutën e 88-të

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Mërgim Pefqeli si duket do të jetë heroi i ditës së sotme.

Prishtina ka kaluar në avantazh përballë Llapit në minutën e 88-të,

Pas një aksioni që nuk premtonte shumë, ai me një goditje precize shënoi për t’i dërguar Plisat në delirium.

Që nga minuta e 70-të e pjesës së dytë, vendasit ishin dukshëm më konkret në lojë, duke bërë vazhdimisht presion drejt portës së Eglant Haxhos.

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fund, derisa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme