Shpëtim Duro premton këndelljen e kampiones

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 08:58 | Nga

Trajneri Shpëtim Duro është i bindur se do të këndellë Dritën, që ka regjistruar katër humbje në pesë xhirot e zhvilluara në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Duro 58-vjeçar, të hënën, është prezantuar te kampionia në fuqi e Kosovës dhe ka përcjellë stërvitjen e ekipit. Ai me Dritën ka arritur marrëveshje për këtë edicion, kurse në postin e trajnerit ka zëvendësuar Bekim Isufin, që javën e shkuar dha dorëheqjen. Drita, aktualisht është e parafundit në klasifikim, me vetëm tri pikë të grumbulluara, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në krye të shtabit teknik në skuadrën tonë do të jetë trajneri i mirënjohur Shpëtim Duro. Duro është trajner i dëshmuar dhe shpresojmë që së bashku do t’i arrijmë objektivat që kemi”, thuhet në njoftimin e Dritës të hënën.

Duro në krye të Dritës do të debutojë të dielën, në ndeshjen kundër Prishtinës, që drejtohet nga një tjetër trajner i Shqipërisë, Mirel Josa. Ndeshja luhet në stadiumin e Gjilanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme