Shpresat e Shqipërisë fitojnë edhe ndaj Andorrës

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Pas fitores 5:1 në udhëtim ndaj Austrisë, Shpresat e Shqipërisë kanë shënuar edhe një fitore, të martën mbrëma në Elbasan.

Më vështirë se që është pritur, Shqipëria U-21 ka fituar ndaj Andorrës, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2021”. 3:1 në të mirë të Shqipërisë ishte rezultati në fund të ndeshjes në “Elbasan Arena”.

Te fitorja, Shqipëria ka ardhur duke përmbysur rezultatin. Jordi Alaez shënoi që në minutën e dytë për Andorrën, duke konkretizuar penallti.

Në pjesën e dytë Shqipëria shënoi tre gola dhe arriti te fitorja. Adolf Selmani shënoi gol të bukur me goditje me kokë në minutën e 62-të, ndërsa golat e fitores i shënuan Giacomo Vrioni në minutën e 85-të dhe Emiliano Bullari në minutën e 95-të.

Shqipëria është ngritur në vendin e tretë në grup me 11 pikë nga tetë ndeshje. Kosova është e pesta në grupin e tretë me gjashtë pikë nga gjashtë ndeshje. Andorra është e fundit me katër pikë.

Të ngjashme