Shpresat presin Turqinë në momentin e mirë për futbollin kosovar

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

E frymëzuar nga fitorja e lartë në udhëtim, përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll synon suksesin edhe në ndeshjen që e luan në shtëpi, e që vlerësohet shumë më e vështirë se e kaluara.

Por frymëzim shtesë lojtarët e rinj kanë marrë edhe nga fitorja e Përfaqësueses A ndaj Bullgarisë, të hënën mbrëma në Sofje ndaj Bullgarisë, 3:2, shkruan Koha Ditore.

Shpresat e Kosovës të enjten fituan 4:0 ndaj Andorrës në Andorra la Vella, në ndeshjen e parë të eliminatoreve për Euro 2021. Tani të përzgjedhurit e Rafet Prekazit luajnë në shtëpi ndaj Turqisë. Ndeshja Kosovë – Turqi zhvillohet të martën (sot) nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Turqia të premten u ndal në barazim 2:2 nga Shqipëria në Stamboll, ndërsa ndaj Shqipërisë kishte fituar 2:1 në Elbasan në muajin mars.

Ndërkohë, lojtarët e U-21 të Kosovës me fitoren e thellë në Andorrë vazhduan me paraqitje të mira. Në eliminatoret e kaluara, Kosova U-21 është vlerësuar për paraqitjet dhe për pikët e fituara në një grup shumë të fortë. Tash për Shpresat po luan një gjeneratë thuajse plotësisht e re dhe Prekazi ka besim te lojtarët e përzgjedhur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme