Shqipëri: Gjashtë futbolliste humbin ndjenjat në fushë, dy prej tyre përfundojnë në spital

Prishtinë | 15 Maj 2021 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë futbolliste të Bilishtit kanë hunbur ndjenjat në fushë në ndeshjen kundër Partizanit.

Ndeshja u ndërpre ende pa përfunduar pjesa e parë.

“Panorama Sport” raporton se futbollisteve të skuadrës së Bilishtit u ka rënë të fikët, ndërsa dy prej tyre kanë përfunduar në spital.

Delegati i ndeshjes, Endi Hyka, menjëherë ka urdhëruar ndërprerjen e lojës dhe ka njoftuar për ardhjen e ambulancave të tjera, për të qenë në gatishmëri në këtë situatë të pazakontë.

Dyshohet se lojtaret e Bilishtit janë helmuar prej ushqimit, por kjo mbetet për t’u konfirmuar pas kontrollit të hollësishëm mjekësor.
Në momentin e ndërprerjes, Partizani po fitonte me shifrat 5:0.

Të ngjashme