Shqipëri-Marok përfundon me rezultat “të bardhë”

Prishtinë | 31 Gus 2016 | 23:39 | Nga

Është mbyllur me rrjeta të paprekura ndeshja Shqipëri-Marok në qytetin e Shkodrës.

Gjatë 90 minutave të lojës, asnjëra nga skuadrat nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, duke e shfrytëzuar takimin si një test për ndeshjet e ardhshme zyrtare.

Për Shqipërinë, sfida ndaj Marokut shërbeu për të testuar disa nga lojtarët, ndërsa të hënën e ardhshme më 5 gusht, futbollistët kuqezi do të jenë përballë Maqedonisë.

Kjo ndeshje do t’i japë startin edhe aventurës për në Botërorin e Rusisë të vitit 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme