Shqipëria bën skandalin më të madh në “Rio 2016”

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 11:27 | Nga

Në prag të nisjes së Lojërave Olimpike, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njoftoi se notari kuqezi Sidni Hoxha, në bazë të rezultateve dhe kohëve të regjistruara, do të konkurronte në dy gara – 100 metra stil i lirë dhe 50 metra stil i lirë.

Më datë 9 gusht ishte programuar gara e 100 metrave, por Hoxha nuk u pa askund, e për këtë trajneri personal i notarit shqiptar, Shpëtim Hoxha, i cili njëkohësisht është president i Shoqatës “Tirana Delfina Sport”, ku aktualisht bën pjesë edhe 24-vjeçari, akuzon përfaqësuesit e Komitetit Olimpik për papërgjegjshmëri dhe neglizhencë, pasi që ata nuk e kanë regjistruar emrin e sportistit për këtë garë në mbledhjen teknike që i parapriu, në mënyrë të pashpjegueshme nuk kanë marrë pjesë në këtë mbledhje.

“Sidni nuk ka marrë pjesë jo për fajin e tij, pasi në mbledhjen e fundit që është komisioni teknik, që është mbledhja deçizive ku vendosen edhe garat e tjera, Komiteti Olimpik Shqiptar nuk ka qenë pjesëmarrës në këtë mbledhje dhe për këtë arsye në mënyrë automatike Sidni është përjashtuar nga gara 100 metra. Mospjesëmarrja e tyre në një komision teknik tregon papërgjegjshmëri, por dhe papërvojë.

Përbën atë që quhet neglizhencë absolute. Sigurisht se Federata e Notit mban përgjegjësi për dërgimin e një trajneri të papërgjegjshëm i cili nuk kujdeset aspak për çështjet e rezultateve dhe që gjithçka të shkojë mbarë”, ka thënë trajneri për “Oranews”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme