Shqipëria, dëshmi se Kosova mund t’ia dalë edhe nga vazoja e pestë

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Në paraqitjen e parë në kualifikimet e rregullta për kampionat evropian të futbollit, Kosova do t’i ketë në grup katër kundërshtarë që të paktën në letër llogariten më të fortë se ajo.

Se cilat janë ata, do të mësohet më 2 dhjetor kur tërhiqet shorti. Kosova bën pjesë në vazon e pestë, si e dyta më e ranguar në këtë vazo pas Maqedonisë.

Gjasat që një përfaqësuese e vazos së pestë të kualifikohet në “Euro 2020” nuk llogariten shumë të mëdha, për faktin se do të ketë punë me katër përfaqësuese që vlerësohen më të forta. Prej secilit grup kualifikohen në Evropian nga dy përfaqësuese dhe natyrisht përfaqësueset që zënë vend në vazot një e dy llogariten favorite të mëdha, shkruan sot Koha Ditore.

Në të vërtetë në përfaqësuesen e Kosovës nuk kanë folur shumë për mundësinë që të sigurohet evropiani përmes kualifikimeve të rregullta. Entuziazmi që solli vendi i parë në Grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve të UEFA-s ka bërë që më shumë të flitet për mundësinë e dytë për të shkuar në “Euro 2020” se për mundësinë e parë, që është faza e zakonshme kualifikuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme