Shqipëria dëshpëron ndaj Skocisë, tifozët thërrasin dorëheqjen e Panuccit

Shkodër | 17 Nën 2018 | 22:24 | Nga Ekonomia Online

Skocia është treguar e pamëshirshme, duke shënuar katër gola ndaj Shqipërisë në ndeshjen e tyre të fundit në Ligën e Kombeve, e cila u zhvillua sonte në Shkodër.

Golin e parë e realizoi Ryan Fraser në minutën e 14-të.

Skocia e dyfishoi epërsinë ndaj Shqipërisë në fund të pjesës së parë, falë Steven Fletcher që realizoi nga penalltia.

Ishte përsëri James Forrest ai që realizoi dy golat “shkatërrues” për skocezët në minutën e 55-të dhe të 68-të.

Tifozët kanë thirrur në kore, duke kërkuar dorëheqjen e trajnerin Christian Panucci.

Italiani, sipas të gjitha gjasave, pritet të largohet pas rezultateve tejet të dobëta të kuqezinjve në Ligën e Kombeve.

Të ngjashme