Shqipëria e Kosova U21 ndajnë pikët në Elbasan Arena

Elbasan | 13 Qer 2022 | 21:40 | Nga Enea Osmani

Kombëtaret e Shqipërisë dhe Kosovës, grupmoshat U21, janë ndarë baras, në ndeshjen që u zhvillua sonte në Elbasan.

Ndeshja është e vlefshme për Grupin G të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.

Dy ekipet tashmë kanë humbur shanset për kualifikim. Vendin e parë e ka siguruar Anglia.

“Dardanët” e mbyllën pjesën e parë në epërsi 0:1, me golin e Erolind Krasniqi, i cili tundi rrjetën e kuqezinjve në minutën e 32-të të ndeshjes.

“Kuqezinjtë” rezultatin e barazun në fundin e ndeshjes, me Flamur Ruçin që shënoi në minutën 90+5.

Kosova U21 ciklin kualifikues e mbylli me 12 pikë në pozitën e katërt, kurse Shqipëria U21 një pozitë më poshtë me 10 pikë.

Portieri i ri kosovar, David Nreca-Bisinger, priti një penallti të ekzekutuar nga Marcel Ismajlgeci në minutën e 86-të.

TABELA:

Të ngjashme