Shqipëria falë Norvegjisë nuk bie nga kategoria

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 23:25 | Nga Ekonomia Online

Në pritje të ndeshjes miqësore kundër Uellsit, Shqipëria ka marrë një lajm të mirë.

Qipro është mundur nga Norvegjia dhe do të bjerë në divizionin D të Ligës së Kombeve si vendi i tretë më i dobët i divizionit C. Në Nikosia, Qipro u mposht me rezultatin 0-2 nga Norvegjia në ndeshjen e fundit të fazës në grupe, të cilën e mbylli në kuotën e 5 pikëve, por vetëm një prej tyre kishte vlerë në renditjen e vendeve të treta (nuk llogariten pikët e marra me Slloveninë e vendit të fundit).

Kështu me vetëm një pikë në renditjen e vendeve të treta të të 4 grupeve, Qipro do të bëhet skuadra e katërt që do të bjerë në Divizionin D të Nations League, pas Lituanisë, Sllovenisë dhe Estonisë.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë do të garojnë sërish në Divizionin C edhe Ligën e ardhshme, por me paraqitjen e dobët në këtë edicion kanë zbritur në vazon e 4-t në shortin për Euro 2020, që do të hidhet në muajin dhjetor. (TCh)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme