Shqipëria forcohet me futbollistin 50-milionësh

Prishtinë | 29 Kor 2016 | 19:48 | Nga

Në kualifikueset e Botërorit 2018, grupi i futbollistëve të kombëtares shqiptare pritet të ndryshojë. Duke filluar nga mungesa e Canës që u tërhoq, largimet e mundshme të kosovarëve dhe gjithashtu afrimet e lojtarëve të rinj.

Përforcimi i parë për kombëtaren e De Biazit pritet të jetë mesfushori i Shalkes, Donis Avdiaj.

Futbollisti e ka ndarë prej kohësh mendjen që do të luajë për Shqipërinë dhe është në pritje të një ftese, të cilën De Biazi duket se është bindur për t’ja bërë pas sezonit të kaluar pozitiv të mesfushorit në Austri, ku ishte i huazur te Sturm Graz.

Këtë sezon ai u rikthye te Shalke, por që në fillim pësoi një dëmtim të rëndë, dhe për momentin është në fazë rekuperimi.

Ju kujtojmë që pas rinovimit me Schalken, klauzola e largimit të Avdijajt ishte 50 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme