Shqipëria iu kthehet fitoreve, mposht Izraelin me një gol të Xhakës

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 22:48 | Nga

Shqipëria e ka mposhtur me rezultat 1-0 Izraelin në Elbasan Arena.

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur mbarë “aventurën” e saj në Ligën e Kombeve duke e moshtur Izraelin në shtëpi.

Djelmoshat e udhëhequr nga Cristian Panucci treguan një paraqitje fantastike ndaj Izraelit dhe me plotë meritë arkëtuan tre pikë nga kjo përballje.

Taulant Xhaka shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 54-të.

Mesfushori i kombëtares shqiptare me një goditje të fuqishme nga distanca e mposhti portierin e Izraelit për fitoren e parë në Ligën e Kombeve.

Shqipëria ndeshjen e radhës e luan kundër Skocisë në udhëtim më 10 shtator

Të ngjashme