Shqipëria kandidate për të organizuar Supërkupën Evropiane

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 18:32 | Nga

UEFA ka publikuar përpara listën me 9 vendet kandidate për të organizuar Superkupën Evropiane që do të zhvillohet në vitin 2020. Midis tyre bën pjesë edhe Shqipëria e cila ka konkuruar me projektin e stadiumit “Arena Kombëtare”. Stadiumi pritet të jetë gati në vitin 2019.

Vendimi për vendin organizator do të bëhet publik në datën 18 Maj të këtij viti.

Në listën e UEFA-s si vende kandidate janë:

Shqipëria, Bjellorusia, Finlanda, Franca, Izrael, Kazakistan, Moldavia, Irlanda e Veriut, Portugalia

Të ngjashme