Shqipëria kërkon fitoren e dytë

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 20:09 | Nga Ekonomia Online

Reja dhe Hysaj, optimistë para ndeshjes me Lituaninë Kombëtarja e Shqipërisë do ta kërkojë fitoren e dytë në Ligën e Kombeve në shtëpi ndaj Lituanisë.

“Kuqezinjtë” e nisën me fitore rrugëtimin në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, duke e mposhtur Bjellorusinë në Minsk javën e shkuar. Përzgjedhësi Edi Reja, ka vlerësuar lart kundërshtarin e ardhshëm duke e cilësuar përballjen me Lituaninë si të vështirë. Megjithatë, trajneri italian synon të marrë tri pikë edhe nga kjo ndeshje.

Edhe kapiteni i “kuqezinjve” Elseid Hysaj, është shprehur optimist para këtij dueli. Mbrojtësi i krahut të djathtë, ka kërkuar nga bashkëlojtarët të kenë kujdes nga Lituania.

Ndeshja Shqipëri – Lituani, luhet të hënën nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Të ngjashme