Shqipëria kërkon fitoren për të lënë prapa periudhën e errët

Prishtinë | 08 Qer 2019 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Me synim për të fituar, Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të dalë në fushën e lojës të shtunën (sot) nga ora 15:00 për t’u takuar me Islandën. Ndeshja në Reykjavik i takon Grupit H të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Ndeshja në Reykjavik shpresohet të jetë pikë kthese për kuqezinjtë, që kanë dëshpëruar me rezultate e paraqitje në vitet e fundit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kombëtarja tashmë ka përzgjedhës të ri – italianin me përvojë Edy Reja – ndërsa edhe qasja e lojtarëve pritet të ndryshojë ndjeshëm nga ajo që kishin me Christian Panuccin si seleksionues.

Kombëtarja synon kualifikimin në Evropian, ndërsa ndeshja me Islandën vlerësohet me rëndësi të madhe. Në një grup me Francën, Turqinë, Andorrën e Moldavinë, Islanda mund të jetë rivale e drejtpërdrejtë e Shqipërisë në garën për vendin e dytë në grup. Franca vlerësohet favorite e madhe për vendin e parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme