Shqipëria kërkon vetëm fitore kundër Kazakistanit, formacionet

Prishtinë | 15 Nën 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria para provës së të vërtetës.

Në orën 18:00, në “Air Albania”, kuqezinjtë e Edy Rejas do të përballën me Kazakistanin, në raundin e parafundit të ndeshjeve në grupe në Nation League dhe pak ditë më vonë do të presin Bjellorusinë, për të përmbyllur me sukses një rrugëtim me shumë dritëhije.

Duhen patjetër gjashtë pikë në këto dy sfida, të cilat edhe mund të mos mjaftojnë nëse Lituania i fiton të dyja përballjet e saj me Bjellorusinë dhe Kazakistanin (të dyja në udhëtim).

Llogaritë duhet të bëhen vetëm në fushë, aty ku kërkohen patjetër pikët maksimale, për të mos u varur nga kombinimet matematikore, ku Shqipëria synon që pas Euro 2016, t’i afrohet edhe Evropianit ‘Euro 2024’.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare dhe të besuarit e Rejës duhet t’i rrëmbejnë pikët e plota dhe të shpresojnë në gabimin e Lituanisë për të arritur në Play off të Nations League, raporton Gazeta Express.

Shqipëria:

Kazakistani:

Të ngjashme