Shqipëria largohet e turpëruar nga gara për Botërorin

Prishtinë | 13 Nën 2016 | 11:57 | Nga Olsi Avdiaj

Fund. Madje të turpshëm. Me vetëvrasje. Me faj të gjyqtarit apo jo, Shqipëria dje ishte një skandal i vërtetë. Një shpërfytyrim shqiptar. Dy kartonë të kuq, tre gola, një “tabor” lojtarësh që nuk luajnë me Italinë në mars e sigurisht lamtumirë ëndrrës Botëror. Shqipëria e “çapalitur” e Xhani De Biazit bën “krak” në ndeshjen e katërt eliminatore, ndonëse shenjat i kishte dhënë që në takimin me Maqedoninë. Për të dytën ndeshjen radhazi, Etrit Berisha bën një gafë të rëndë. Këtë herë disiplinor, sepse nuk i mbajnë nervat, por pak rëndësi ka. Shqipëria mundet me rivalen direkt të vendit të tretë dhe i thotë lamtumirë, “ëndrrës” Botëror. Një ndeshje skandaloze ajo e mbrëmshmja në “Elbasan Arena”, me gabime të gjyqtarit, por edhe të vetë Xhani De Biazit, që nuk kishte gjetur një formacion solid, por 11-shja e tij sërish ishte si mos më keq. Shqipëria mundet 3-0 mes 3000 policëve nga një turko-gjerman dhe aventura e saj për të fituar me doemos kundër Izraelit. Është ky verdikti i sfidës ku për herë të parë kur luan kombëtarja, “Elbasan Arena” nuk ishte i mbushur me tërë kapacitetin. Në fillim nis skandali i gjyqtarit të ndeshjes.

Në minutën e 17-të, Zahavi shkon drejt portës, Gjimshiti që e ka një kontakt ndërsa e ndjek, sulmuesi që rrëzohet dhe më pas, Denis Aitekin, tregon pikën e 11-metërshit, e madje dhe Gjyqtari me dy kartonë të kuq, por edhe katrahura jonë bëjnë që të mundemi 3-0 Gabime të rënda të trajnerit dhe lojtarëve bënë që skuadra jonë t’i thotë lamtumirë praktikisht eliminatoreve të Botërorit por edhe vendit të tretë natë makthesh në elbasan, Shqipërinë e gjunjëzon izraeli kartonin e kuq për mbrojtësin. Penalltia edhe mund të ishte, ndërsa për kartonin ka shumë kontestime. Nuk ka mbaruar,. Këtë herë fajtor edhe Berisha. Minuta e 55-të ka një rast të ngjashëm në krahun tjetër, por këtë herë me Kukelin që duelon me Zahavin, loja vazhdon edhe pse sulmuesi mbetet i shtrirë, Aitekin e ndal lojën kur topi është në krahun tjetër me Shqipërinë përpara, diçka ka ndodhur, për habinë e të gjithëve, karton i kuq për Etrit Berishën. Portieri shkon i irrituar te izraeliti duke protestuar për simulimin, të dy janë kokë më kokë, por arbitri e gjykon goditje gjestin e Berishës, e karton i kuq për portierin. Këto ishin episodet që vendosën për lojën.

Po ndeshja? Ajo nis normalisht. Ishte Roshi, protagonist në të 5 me një krosim në zonë, me Llullakun që ftoi në goditje Memushajn që finalizoi dobët. Roshi gjithmonë aktiv në të djathtë, por kur Shqipëria kishte marrë iniciativën ndodh e papritura, krosim që nga mbrojtja për Zahavin që del i vetëm para, Gjimshiti tenton ta ndalë, por merr urdhrin e daljes jashtë fushe me karton të kuq dhe një penallti kundër. Berisha i kap Zahavit krahun e goditjes por jo topin dhe është 1-0 për Izraelin. Shqipëria mundohet që të ngrihet, por e ka të pamundur. Në të 33-ën krosim i Memushajt, Roshi tenton me kokë, por topi shkon butë në duart e Goresh. Shqipëria rrezikon sërish në të 38-ën kur Berisha fiton duelin kokë për kokë me Dasan. Në të 40-ën tenton me kokë Balaj, por pa shumë problem pret Goresh. Në pjesën e dytë Shqipëria provon të ndryshojë rrjedhën e takimit, por ndëshkohet sërish. Këtë herë kartoni i kuq është për Etrit Berishën që ka faj në këtë rast sepse duhet të ruante qetësinë. De Biazi hedh në lojë Alban Hoxhën dhe portieri i Partizanit për një hyrje prej gjiganti, duke pritur penalltinë e Eran Zahavit. Vërtet i madh Hoxha, por nuk ka fat në të 66-të kur topi i grushtuar prej tij bën karambol te Einbuinder që merr si dhuratë nga fati golin më të rastësishëm të karrierës. Është 2-0 për Izraelin dhe Shqipërinë me 9 lojtarë, dhe nuk është se kuqezinjtë mund të bëjnë shumë. Për Hoxhën është një mbrëmje impenjative dhe personalisht e bukur, pasi Izraeli ka zona të tëra të lira në fushë falë superioriteti numerik. Loja dominohet më pas totalisht nga miqtë izraelitë, që do të arrinin të gjenin edhe golin e tretë.

Mbrojtja ishte totalish jashtë loje, teksa edhe De Biazi çuditi me zëvendësimet e tij. Atar në minutën e 84- ërt do të vuloste fitoren e Izraelit me shifrat 0-3 duke mposhtur Hoxhën pas një aksioni të bukur individual. Ndërkohë pas kësaj humbje Shqipëria mbetet në kuotën e 6 pikëve, ndërkohë që Izraeli ngjitet në kuotën e 9 pikëve në renditje. Përfundon 3-0 me Aitekin që del mes vërshëllimave të publik dhe Shqipërinë që ndëshkohet në një mbrëmje të çuditshme. Jemi të katërtit. Humbasim kundër Izraelit dhe i themi lamtumirë ëndrrave tona në diell. Por më shumë se kaq. Shqipëria pëson një humbje të turpshme në “shtëpi”, teksa u mposht mbrëmjen e djeshme me nga Izraeli. Takimi i luajtur në “Elbasan Arena” ka qenë një nga ndeshjet më të dobëta të kombëtares kuqezi qysh prej kohës kur De Biazi mori drejtimin e saj. Në mars kundër Italisë, nuk kemi dy shtylla të skuadrës dhe një ekip të “shkalafitur” që mesa duket Xhani De Biazit i ka ikur duarsh.

Masa të jashtëzakonshme dhe 10 mijë tifozë

Ka qenë një Elbasan i blinduar. Gati 3000 forca policie dhe jo vetëm. Ushtria, Garda, Shërbimi Informativ kishin zbritur dje në Elbasan për sigurinë e një ndeshjeje që në fund ishte normale. Me qindra forca policore ishin vendosur rreth ambienteve të stadiumit “Elbasan Arena” dhe si dhe brenda tij. Snajperë të policisë janë vendosur në ndërtesat që rrethonin stadiumin, ndërsa ishte edhe një helikopter që monitoronte situatën nga ajri. Pavarësisht masave tejet të forta të policisë, tifozët si në çdo takim tjetër kanë ditur ta ndezin atmosferën duke qenë mjaft entuziastë, por më kot. Me flamuj kuqezi, e bluza të kombëtares, tifozët mposhtën edhe kushtet jo të favorshme atmosferike duke krijuar një atmosferë të zjarrtë. Ka pasur edhe incidente, teksa Plisat e Prishtinës kanë braktisur stadiumin. Sipas tyre ata nuk janë lejuar që të shpalosin një flamur dhe ata në shenjë proteste kanë vendosur që të ikin nga Elbasani. Ndeshja Shqipëri – Izrael është shoqëruar me një problematikë të gjerë. Si fillim terreni i stadiumit “Loro Boriçi” e më pas u diktua një grup terrorist që do të ndërmerrte veprime për të krijuar incidente gjatë zhvillimit të kësaj ndeshjeje, e cila u detyrua që të zhvendosej në “Elbasan Arena”. Kjo situatë ndikoi për të krijuar kaosin e biletave. Shumë arritën që të bënin konvertimin, disa të tjerë bojkotuan, ndërsa në fund deklarohet që janë shitur rreth 10 mijë bileta. Por, duke parë pamjet dhe gjendjen dje në stadium, shihej qartë që janë shumë më pak sesa është deklaruar. Tifozët kanë refuzuar që të ndjekin këtë ndeshje në shkallët e stadiumit për shumë arsye. Së pari duke nisur nga mbikëqyrja e forcave speciale, të cilat janë si në gjendje lufte, por edhe të reshjeve të shiut.

Tifozët kundër Dukës

Nga gjysma e dytë e lojës, por në momentin kur skuadra mbeti me 9 lojtarë në “Elbasan Arena” nisi një lumë vërshëllimash të tifozëve dhe thirrje kundër kreut të FSHF-së, Armand Duka. Tifozët e kombëtares filluan ofendimet në kor ndaj presidentit, Armand Duka. Një gjest i tillë nuk ndodhte prej shumë kohësh, duke qenë se kombëtarja ka kaluar një periudhë të artë rezultatesh së fundmi. Tanimë është e qartë, armiku është gjetur dhe është Armand Duka. (Shekulli)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme