Shqipëria i reziston vetëm pjesën e parë Spanjës

Prishtinë | 09 Tet 2016 | 22:35 | Nga

Spanja ka shënuar fitore të merituar përballë Shqipërisë 2:0, në ndeshjen e zhvilluar në Shkodër.

Kombëtarja shqiptare është mposhtur nga Spanja me rezultat të pastër 2:0, pas dy ndeshjeve të para të fituara në Grupin G.

Spanja ishte dominuese gjatë tërë takimit, por falë mbrojtjes së ngjeshur të Shqipërisë nuk arriti të shënonte më shumë se sa dy gola.

Golat për spanjollët në këtë takim i realizuan Diego Costa dhe Nolito.

Pas kësaj fitoreje, Spanja ngjitet në vendin e parë me 7 pikë, aq sa ka edhe Italia që mposhti Maqedoninë, ndërsa Shqipëria bie në vendin e tretë me 6 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme