Shqipëria synon tjetër fitore kundër Kazakistanit, formacionet zyrtare

Prishtinë | 11 Tet 2020 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria do ta kërkojë fitoren e dytë në grup në Ligën e Kombeve, në përballjen e sotme kundër Kazakistanit në Almati.

Kombëtarja kuqezi është mysafire e Kazakistanit në stadiumin Almaty Ortalyk, në një ndeshje të xhiros së tretë në Grupin 4 të Ligës C, që nis në orën 15:00.

Shqipëria e nisi mirë edicionin e ri në Ligën e Kombeve, duke e mposhtur 2:0 Bjellorusinë, para së të pësonte disfatë 1:0 nga Lituania.

Të gjitha ekipet në Grupin 4 i kanë nga tri pikë pas dy xhirove të para.

Kuqezinjtë janë përballur dy herë me Kazakistanin deri tani, në kualifikime për Kupën e Botës 2006, me Shqipërinë që i fitoi të dy takimet.

Trajneri i Shqipërisë Edoardo Reja ka vendosur të luajë me skemën 4-1-4-1, me Rey Manaj i vetëm në sulm.

Të ngjashme