Shqipërisë i rikthehet Roshi, por i mungojnë Kamberi, Ismajli dhe Bajrami

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e të martës seancën zyrtare stërvitore në prag të ndeshjes me San Marinon, që luhet të mërkurën mbrëma duke filluar nga ora 20:45 dhe është e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Stafi teknik me në krye trajnerin Edoardo Reja zhvilluan një seancë me intensitet të plotë në stadiumin e San Marino, ku edhe do të luhet sfida. Tekniku nuk kishte në dispozicion sulmuesin Florian Kamberi, i cili e ndoqi seancën nga tribuna, ndërsa probleme fizike ka pasur edhe mbrojtësi Ardian Ismajli.

Ky i fundit zhvilloi vetëm stërvitje të diferencuar nga grupi dhe është në dyshim për ndeshjen me San Marinon. Pozitive duket edhe situata e Odise Roshit me mesfushorin që zhvilloi stërvitje normalisht dhe nuk pati probleme fizike.Sa i përket Nedim Bajramit akoma nuk ka ardhur leja nga FIFA dhe ai nuk do të mund të debutojë as në ndeshjen me San Marinon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme