Shtohen kërkesat e skuadrave angleze për Coutinhon

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Philippe Coutinho po kërkohet shumë në Angli pasi që as Barca as Bayerni nuk e do në skuadër.

Destinacioni i ardhshëm i braziliani me shumë mundësi do të jetë Premier League, raporton France Football.

I huazuar momentalisht tek Bayern Munich prej Barcelonës, sulmuesi nuk do të kursehet nga katalanasit dhe një transferim në Premier League është shumë pranë.

Tottenham dhe Everton janë të interesuara ndërkohë Newcastle United ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit.

Të ngjashme