Shtohen spekulimet për largimin e mundshëm të Sabitzer nga Leipzigu

Prishtinë | 08 Gus 2021 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Marcel Sabitzer ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te RB Leipzig apo do të largohet gjatë verës.

Megjithatë mediat në Gjermani janë të bindura se lojtari austriak po kalon ditët e fundit si pjesë e kësaj skuadre.

Arsenal, Milan, Tottenham Hotspur dhe Bayern Munich janë skuadrat e interesuara për reprezentuesin austriak.

Ka qenë trajneri i RB Leipzig, Jesse Marsch që ka shtuar edhe më shumë spekulimet për largimin e lojtarit pas fitores së Leipzig në kuadër të Kupës së Gjermanisë 0-4 ndaj Sandhausen.

“Sabitzer është lojtari ynë, por nuk jam i sigurt nëse do të qëndrojë me ne”, tha shkurtimisht Marsch pas ndeshjes.

Gjithnjë sipas mediave gjermane, Bayern Munich është skuadra favorite për transferimin e lojtarit, me trajnerin Julian Nagelsmann që ka kërkuar ribashkimin me Sabitzer.

Dëshira e lojtarit është të provojë një aventurë të re, derisa te Leipzig duken të dorëzuar dhe nuk kanë fuqi për ta ndalur.

Nënkampioni i Gjermanisë pretendon të fitojë rreth 20 milionë euro nga shitja e austriakut.

Të ngjashme