Shtohen telashet për Neymar, i konfiskohen 36 apartamente dhe vila

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Nuk kanë të sosur telashet për sulmuesin brazilian Neymar, i cili po përballet me akuzat për përdhunim nga modelja braziliane Najila Trinidade Fernandes, ndërsa u dëmtua në një sfidë miqësore dhe humbi mundësinë e pjesëmarrjes në Copa America.

Së fundi, sipas raportimeve të mediave braziliane, sulmuesit të Paris Saint Germain i janë sekuestruar 36 pasuri të paluajtshme, pasi akuzohet se ka bërë evazion fiskal dhe se duhet të paguajë në llogaritë e shtetit në Brazil, plot 16 milionë euro.

Pronat janë kryesisht apartamente në zonat më të frekuentuara të Brazilit, por edhe dy vila me nga 3000 metra katrorë secila, ndërsa kanë qenë të regjistruara në emrin e Neymar, familjarëve dhe rrethit të tij shoqëror. /Supersport

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme